Lajme

Gjoshi: Kurti nuk është opozitar, atij nuk i duhet më Astriti

Autori: Ermirë Berisha 10:44 | 14 April 2022

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, t’i kërkojë falje familjes Dehari, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo kërkim falje sipas Gjoshit duhet të bëhet sepse Kurti  ka keqpërdorur politikisht fatin tragjik të djalit të tyre.

Gjoshi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se çdo gjë që sillet rreth kryeministrit të vendit është kot.

-Advertisement-

“Albin Kurti ka qenë në opozitë kur u kërkua ekspertiza në mjekësinë ligjore zvicerane, ndërsa tani që erdhi përgjigjja, ai është Kryeministër. Por, atij i duket një ngjarje e kot. Nuk ka asnjë koment. Pse ai po sillet kështu ka përgjigje.Sot, Kurti nuk është opozitar. Atij nuk i duhet më Astriti. Nuk i shërben për asnjë betejë. Prandaj, çdo gjë për dhe rreth tij, është ngjarje e kot”, ka shkruar Gjoshi/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera