Lajme

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit që s*lmoi KFOR-in në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 16 April 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim Millosh Antoviq, i cili dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-i në Zveçan, më 29 maj të vitit 2023.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Antoviq, dyshohet për veprat penale “bashkimi për veprimtari antikushtetuese”, “rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “sulm ndaj personit zyrtar”, blerja, posedimi, dhe shpërndarje e narkotikëve”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera