Rama e quajti mashtrues e propagandist, Çeku i përgjigjet: Gënjeshtar i paskrupullt, debat veç në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus
19:39 | 16 April 2025
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin “e dorëhequr” të Kulturës, Hajrulla Çeku, për mashtrim dhe propagandë në lidhje me punimet në disa projekte të kryeqytetit. Prandaj të njëjtin e ka ftuar në një debat të hapur. Për pretendimet e Ramës, ka reaguar Çeku, duke thënë se do të kishte vullnet për debat vetëm në gjykatë, duke iu referuar Ramës si “gënjeshtar të paskrupullt”.
Tutje Çeku, pretendon për “keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe”, për çka thotë se provat i kanë dorëzuar në prokurori e polici.
“Ne kemi argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë”, shprehet Çeku.
Reagimi i tij i plotë:
Kryetari i Prishtinës më paska ftuar në debat publik. Po, do të isha shumë i vullnetshëm për debat, por në gjykatë. Çdo përballje publike tjetër me një gënjeshtar të paskrupullt është e pakuptimtë.
Provat i kemi dorëzuar në Prokurori e Polici. Kemi dyshim të bazuar për keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe.
Ne kemi argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë.
Prandaj, debat po, por në gjykatë. Aty ku flitet me fakte e prova. Shpresoj që institucionet e drejtësisë do të reagojnë shpejt. Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin.

Të tjera
-
Shifra alarmuese të migrimit, fshati kosovar kishte 690 nxënës më 2008 tani vetëm 210, thotë ekonomisti Misini
Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova sot, vlerësohet...
-
Imzot Dodë Gjergji uron Festën e Pashkëve
Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë...
-
Muharremi: Linçimi që po i bëhet Shkëlqim Devollit nga Kurti është s*lm brutal ndaj bizneseve vendore
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj, si...
-
Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: U shqua për dashuri të pakushtëzuar për atdheun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, ...
-
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Albulena...
-
Duda Balje i ndanë rrugët me Kurtin edhe pse konfirmon se i është ofruar Ministri: Kemi vendos me shku në opozitë
Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila sot nuk mori...
-
Begaj: Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Pashkën për të gjithë besimta...
-
Haradinaj uron Pashkët, shpreson për njohje të Kosovës nga Vatikani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët e krisht...
-
Prishtina me mbi 20 punishte aktive – fillojnë punimet në rrugën Agim Ramadani dhe nyjen që lidh rrugëm B dhe C
Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftu...
-
Miftaraj për VV’në: Për të drejtat e qytetarëve s’bëjnë zë, për interesat e tyre kanë shumë energji për të sulmuar
Ehat Miftaraj nga IKD, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se e nj...
-
LDK porosi Kurtit: Përpjekjet për të shtyrë agjendë pa i pasur 61 vota cenojnë demokracinë, s’lejojmë bllokimin e Republikës
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media është thënë...
-
Ushtarët italianë të KFOR-it përkujtojnë trimërinë e atyre që l*ftuan për lirinë e shtetit të tyre
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se sot kontingjenti i usht...