Gjoshi i PDK-së: Kryeministri ka hequr dorë nga kontrolli i veriut

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 08 December 2022
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili po qëndron në Austri në kohën kur në veri të vendit është tensionuar situata.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë më urgjente sot se sa të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë kryeministri ka hequr dorë nga kontrolli i veriut.
“Sot, një kryeministër i papërgjegjshëm do të qëndrojë në Austri, në ngjarje të kota me majtistë dhe të parëndësishme për shtetin e Kosovës. Sot, ky kryeministër, ka hequr dorë nga kontrolli i veriut. Nuk ka asgjë më urgjente dhe më me interes për Republikën e Kosovës se të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial. Por, jo! Albin Kurti, në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot po merr pjesë në Vjenë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...