Lajme

Gjini përsërit kërkesën për ballafaqim televiziv me Kurtin: S’takohem me të në zyrë, kam shumëçka me i thanë

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 04 September 2026

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka përsëritur kërkesën për ballafaqim televiziv me Albin Kurtin pasi është pyetur nëse do të pranojë të takohet me të.

Ai ka thënë se Kurti mund të caktojë kohën, televizionin dhe gjithçka tjetër për t’u ballafaquar para publikut, meqë ka shumëçka për t’i thënë.

Gjini ka shtuar se me Kurtin s’pranon që të takohet në zyrë, meqë siç e ka thënë edhe më parë, ai tjetër gjëra flet brenda, tjera jashtë.

-Advertisement-

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy