Gjini: Kurti po i ndjek datat 22 nëntor ose 27 dhjetor për zgjedhje, seanca e thirrur nga Dehari antikushtetuese
Autori: Gazeta inFokus
17:23 | 04 September 2026
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se Albin Kurti po i ndjek datat për caktimin e zgjedhejve të reja dhe sipas tij, ai po synon ose 22 nëntori ose 27 dhjetorin t’i caktojë si data.
Sipas tij, gjithë këtë po e bën duke shkelur Kushtetutën dhe duke e sjellë shtetin buzë shkatërimit.
“Fatkeqësisht politika s’po prodhon lajme të mira. Janë dy vite në krizë të qëllimshme institucionale. Thirrja e seancës më 9 shtator, është shkelje brutale e normës dhe bindjes Kushtetuese. Kjo është me u tallë me shtetin e me qytetarët. Me abuzu s’kajshëm”, ka theksuar Gjini.
“Shumica dërmuese, e kemi ditë që edhe para 30 ditë ka pas shkelje, por kemi besu me e majt një rrugë qelë, që mos me u kthy në pikën zero. Ajo që ka ndodhë sot, është që një person vetëm, që është toleru nga të gjitha partitë, me ia caktu vetë vetës 30 ditë, edhe këto 30 ditë i ka shkelë. Kosova është vetëm jashtë normave të rregullimit kushtetues. Kjo është anarki. Këta njerëz do të mbahen mend si super-kriminelët më të mëdhenj, me i përdor termet e tyre. Këta po krijojnë precedentë që një ditë do të përfundojnë, por do të na duhet kohë për të dalë nga katrahura që e kanë shkaktuar”, ka potencuar.
“Edhe dy partitë e tjera, s’duhet të bëhen pjesë e kësaj shkelje kushtetuese. E Nxjerrjes së Kosovës nga binarët. Sot Kurti s’ka lënë rrugë për zgjidhje normale e kushtetuese. Ka mbyllur rrugët. Po dëshiron ta caktojë datën e zgjedhjeve vetë përmes shkeljeve. Sot në Kosovë nuk ka asnjë autoritet që nuk e shkel ligjin, përvec komunave. Vetë ky që e ka zaptu zyrën e kryeministrat. Unë e di që ka shumë njerëz që s’e kuptojnë rëndësinë jetike të respektimit të Kushtetutës”, ka shtua ri.
“Kjo mënyrë e sjelljes ndaj Kosovës, është mënyra më e sigurt me e sjell në cep të shkatrrimit një shtet. Do të na duhen vite ta riparojmë dëmin e shkaktuar nga një person i vetëm. Pamja që e kemi parë dje në KPK, është pamja që nëse ky njeri vazhdon të zaptojë institucionet, ka me e pa për cdo ditë. Ajo pamje na kthen kujtesën e viteve më të errëta, të dhunës në emër të ligjit. Sjelljet që i kemi parë në KPK para dy dite, e rrëqethin këto që e mban në mend totalitarizmin”, ka theksuar Gjini.
“Përveç thirrjes që dy partitë tjera të mos bëhen pjesë e shkeljes. Përveç faktit që AAk e ka mbajtë rrugën qelë, këta njerëz sot e kanë dëshmu që s’kanë pasë vullnet për me gjetë zgjidhje. Tash, siç iu kam thënë, jemi dëshmitarë se krejt cka ndjek ky pushtet, është me e caktu datën vetë. Ose 22 nëntorin ose 27 dhjetorin. Po e lajthitë gjithë popullin po edhe një pjesë të spektrit politik”, ka deklaruar Gjini.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...


































