Lajme

Gjilan: Punëtorja e KEDS-it gjendet e vdekur në zyre

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 04 October 2022

Një punëtore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi Viktor Buzhala.

“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore” -tha Buzhala.

-Advertisement-

Siç u raportua viktima është e moshës 63 vjeçarja dhe është gjetur pa shenja jete në zyre nga një kolege.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera