Lajme

Gjilan: Profesori dhe nxënësi rrihen mes vete

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 01 June 2022

Një rrahje ka ndodhur të mërkurën në një shkollë të mesme në Gjilan, mes një nxënësi dhe një profesori, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se deri të përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit. Rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor”, ka thënë Hashani./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera