Lajme

Gjilan: Arrestohen dy persona që dyshoheshin për dhunim

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 25 February 2023

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar dy persona në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunimit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë njëri nga të arrestuarit është shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas i Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë e tjetri shtetas i Kosovës) si të dyshuar lidhur me rastin. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Derisa rasti është iniciuar si “Dhunim/Sulm seksual./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera