Sport

Gjiganti italian bën ofertë zyrtare për Marcelon

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 19 June 2022

Pasi mbylli aventurën e tij prej 15 vjetëve te Real Madridi, Marcelo mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas “AS”, Milani tashmë ia ka bërë ofertën e parë dhe zyrtare mbrojtësit brazilian, transmeton Gazeta Express.

Klubi italian thuhet se ia ka ofruar Marcelos një pagë vjetore prej tre milionë eurosh, derisa detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.

-Advertisement-

34-vjeçari në “San Siro” mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Më herët është raportuar se Marcelo dëshiron te transferohet te një skuadër që merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Dhe, “Rossonerët” në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e kësaj gare, pasi në sezonin 2021/22 e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Për i sh-futbollistin e Fluminenses interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera