Gjermani: Kaloi në semafor të kuq, nëna shpëton vajzën e vogël, por vetë goditet për vdekje nga treni
Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 13 July 2026
Një 26-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik hekurudhor në Leingarten-Mitte, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë, pasi u godit nga një tren.
Sipas Policisë, dyshohet se gruaja kishte kaluar shinat kur semafori ishte i kuq.
Ajo po shtynte karrocën me vajzën e saj 2-vjeçare kur ka vërejtur trenin që po afrohej.
Siç shkruajnë mediat gjermane, në momentin e fundit, nëna ka arritur ta shtyjë karrocën me fëmijën jashtë zonës së rrezikut, duke e shpëtuar vajzën.
Më pas, ajo është goditur nga treni rreth 100 tonësh dhe ka humbur jetën në vendngjarje, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se, pas verifikimeve me një ekspert, sinjalizimi zanor dhe ai pamor në vendkalimin hekurudhor kanë qenë funksional.
Hetimet do të vazhdojnë me analizimin e regjistruesit të udhëtimit të trenit, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe përgatitjen e një raporti ekspertize.
Sipas dëshmitarëve, makinisti kishte aktivizuar frenimin emergjent dhe kishte dhënë sinjal paralajmërues para përplasjes.
Vajza 2-vjeçare ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa asnjëri nga 43 pasagjerët e trenit nuk ka pësuar dëmtime fizike.

T� tjera
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...
-
“Atëherë, sot e përjetë”, platforma “Liria ka emër” reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katë...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Mirënjohës për të gjithë që në këto ditë të vështira na dhatë forcë
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,...
-
Lushtaku pas vizitës së Krasniqit: Më i fortë se guri, hero i gjallë!
Ish-komandanti i UÇK-së njëherësh kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lush...
-
Gucati për Krasniqin: Kolosi i kombit po mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur mbi vizitën e ish-kryeparlam...

































