Gjeorgjia – prekje e së kaluarës, shijim i së ardhmes
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 12 December 2017
Posa ta vizitoni Gjeorgjinë do ta kuptoni se përse ky shtet është magnet për çdo person që e ka vizituar të paktën një herë.
Gjeorgjia është shtet i njerëzve mikpritës, kuzhinës së mahnitshme dhe tejet i pasur në natyrë, transmeton Telegrafi.
Gjeografikisht, Gjeorgjia gjendet në Azi, por vendasit preferojnë të thonë se ky shtet është diku mes Evropës dhe Azisë.
Kur shkoni në Gjeorgji, ju do të shihni male kudo. Ndjesia se jeni fëmijë i natyrës asnjëherë nuk do t’iu largohet nga trupi kur e vizitoni këtë shtet, pasi që është i mbushur me gjelbërim, lumenj, liqene, ujëvara dhe ajër të freskët.
Ka shumë ara me hardhi, veçanërisht në regjionin Kakheti, e kjo ndikon që shumica ta njohin Gjeorgjinë si vendlindjen e verërave!
Vendasit raportojnë se i duan shumë turistët dhe i konsiderojnë si bekim nga Zoti. Kjo është edhe arsyeja se përse kur ta vizitoni Gjeorgjinë askush nuk do t’iu kërkojë t’i hiqni këpucët kur hyni në shtëpinë e tyre.
Tbillisi, kryeqyteti i këtij shteti të bukur, e kombinon pjesën antike dhe moderne dhe ky kombinim krijon një kontrast shumë të bukur. Pra, nuk është aspak befasi që shumica e njerëzve e quajnë Tbillisin si “qyteti i kontrasteve”.
Turistëve u duken më atraktive pjesët antike të qytetit, dhe përderisa e admirojnë historinë e lashtë të këtij territori, vizitorët gjithashtu do ta shohin një urë moderne të “paqes”.
Simbolikisht, kjo urë shërben si lidhje e së kaluarës me të ardhmen dhe me të vërtetë i lidhë pjesët antike dhe moderne të qytetit me njëra-tjetrën.
Gjeorgjianët janë popull religjiozë, por tejet miqësor. Përveç kishave gjeorgjiane, mund të gjeni edhe kisha ortodokse ruse dhe armeniane, katedrale katolike, xhami, etj.
Sa i përket aktiviteteve, Gjeorgjia ofron aktivitete për secilin turist. Nëse ju pëlqen historia, mund ta vizitoni kalanë Narikala, Mtskheta, kishën Gergeti Trinty dhe t’i shikoni mbetjet e kështjellave nga shekujt e parë.
Gjithashtu mund ta shini qytetin e shpellës në Uplitsikhe, i cili daton në vitet e hershme të Epokës së Hekurit.
Nëse jeni turist aventuresk, ju mund të bëni hiking, të kalëroni, të lëshoheni me parashutë, etj.
Një sekret tjetër që duhet ta keni parasysh: në Gjeorgji mund të bëni skijim edhe gjatë verës sepse ka male me borë gjatë tërë vitit në regjionin Svaneti.
Kjo është arsyeja se përse ky shtet i vogël është vend që dëshmon se asgjë s’është e pamundur!
Të tjera
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...
-
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kushton 338 milionë euro
Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-...
-
“Të panevojshme” – Ministri i Kurtit kritikon ndërtimin e nënstacioneve të reja në veri
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se ndërtimi i nënst...
-
Gjenden mbetje mortore në Mitrovicës, të cilat mund të jenë të luftës së fundit
Në Suhodoll të Mitrovicës janë gjetur disa mbetje mortore të një viktime, që ...
-
“Oh Zot kur më kanë thanë, bonu e fortë se Haliti ka vdékë”- Rrëqeth gruaja e Halit Gecit, kur tregon për momentin kur kuptoi se i kishte vdékür bashkëshorti
Gruaja e Halit Gecit i cili ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë në një pë...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
Fokusi
-
Fun & Video
01 10-vjeçari telefonoi Policinë, kërkoi ndihmë për zgjidhjen e një detyre matematikore
-
Fun & Video
02 Nxënësi shkon me 15 mijë euro në shkollë, ua shpërndan shokëve të klasës
-
Fun & Video
03 Kryeministrin japonez e zë gjumi gjatë rizgjedhjes së tij, fotot bëjnë xhiron e botës
-
Fun & Video
04 Çfarë ndodh nëse dikush vdes në hapësirë?
-
Fun & Video
05 Tufa e ujqërve rrethojnë çiftin kanadez brenda shtëpizës së tyre
-
Fun & Video
06 Peshkaqeni “shekullor” i Groenlandës/ Mund të jetojnë mbi 400 vjet. Shkencëtarët realizojnë hartën gjenetike
-
Fun & Video
07 Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta
-
Fun & Video
08 Një burrë i dehur kishte vendosur të “përleshej” me një piton teksa kthehej në shtëpi – dhe sigurisht, doli humbës
-
Fun & Video
09 Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi/Pamje
-
Fun & Video
10 iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë