Lajme

Gjeorgjia planifikon të aplikojë për anëtarësim në BE

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 02 March 2022

Gjeorgjia planifikon të paraqesë një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian të enjten, tha partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane-Gjeorgjia Demokratike”, raporton Reuters.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të BE që urgjentisht të shqyrtojnë kërkesën tonë dhe të marrin një vendim për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE,” tha kryetari i partisë Irakli Kobahidze.

Ai tha gjithashtu se ishte një “vendim politik” i marrë nga partia në pushtet, duke pasur parasysh kontekstin e përgjithshëm politik dhe realitetin e ri, dhe bazuar në konsultimet me anëtarët e këshillit politik të partisë dhe mbi të gjitha me kryeministrin.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera