Sport

“Gjeniu i topit të rrumbullakët la botën”: Kush ishte Diego Armando Maradona?

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 25 November 2020

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë, raporton “Zeri.info”.

Në moshën 60-vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas ka vdekur, disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.

Tashmë mediat kanë mësuar edhe arsyen e vdekjes së legjendës argjentinase.

-Advertisement-

Pas një operimi në kokë, Maradona pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë

Por, kush ishte Diego Armando Maradona?

I lindur më 25 nëntor 2020, Maradona ishte një futbollist i pensionuar argjentinas dhe një trajner.

Së fundmi, ai drejtoi klubin elitar argjentinas, Gimnasia de la Plata.

Ai njihet si njëri prej më të mirëve në historinë e futbollit botëror, derisa vizioni, kontrolli i topit, pasimet dhe aftësitë dribluese të tij ishin në nivelin më të lartë të mundshëm në fushë.

Maradona kishte luajtur në rolin e fantazistit në pozitën “10-sh”, derisa ishte futbollisti i parë që theu rekordin e transferimit më të shtrenjtë kur u transferua te Barcelona për pesë milionë funte.

Në karrierën e tij, Maradona ka luajtur për Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boys.

Në nivelin ndërkombëtar, Maradona përfaqësoi Argjentinën, me të cilën bëri 91 paraqitje ku shënoi 34 gola.

Ai ka luajtur në katër Kampionate Botërore, derisa ka fituar edhe çmimin e më të mirit në Kupën e Botës 1986.

Maradona e drejtoi edhe si trajner Kombëtaren e Argjentinës nga viti 2008, por që nuk arriti ndonjë sukses.

Në total, në karrierën e tij si futbollist, Maradona ka bërë 491 paraqitje, duke shënuar 259 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera