Lajme

Gjenerallejtënant Rama merr pjesë në Konferencën e Ushtrisë Amerikane për Evropë

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 26 October 2017

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Komandës Amerikane për Evropë po merr pjesë në Konferencën e Ushtrisë Amerikane për Evropë me ushtritë e Evropës.

Kjo është Konferenca e 25-të e Ushtrisë Amerikane për Evropë me ushtritë e Evropës(CEA), e cila ka filluar punimet më 25 tetor dhe pritet t’i përfundojë më 27 tetor 2017, në Wieisbaden të Republikës Federale të Gjermanisë.

Konferenca e Ushtrisë Amerikane për Evropë me ushtritë e Evropës është forum i hapur për diskutim ndërmjet shefave të mbrojtjes dhe atyre të forcave tokësore të më shumë se 40 vendeve të Evropës dhe Azisë.

-Advertisement-

Me ketë rast, gjeneral Rama do të marrë pjesë në punimet e të gjitha seancave, krahas shefave të ushtrive të 40 shteteve të Evropës si dhe do të ketë edhe takime tjera dypalëshe.

Konferenca e Ushtrisë Amerikane për Evropë është konferenca kryesore evropiane për bashkëpunim në fushën e sigurisë e udhëheqësve të lartë dhe kontribuuesve të mëdhenj të qëllimeve të përbashkëta për rritjen e mirëkuptimit, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në Evropë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera