Fokus

Gjendje alarmante në Klinikën e Kirurgjisë, pluhuri i renovimit ia zë frymën pacienteve e mjekëve

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 10 February 2024

Dhomat e pacientëve, koridoret e hapësirat tjera në Kliniken e Kirurgjisë në qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë shndërruar në katrahurë.

Renovimet që po bëhen gjithandej këtyre hapësirave po shkaktojnë probleme të mëdha për pacientët, stafin mjekësorë e vizitorët e të sëmurëve.

Gjithandej korridoret e dhomat e kësaj klinike janë shndërruar në një vend punishte e skaj tyre po qëndrojnë edhe shumë pacient të shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore.

-Advertisement-

Në redaksinë e Gazetës Infokus kanë ardhur shumë ankesa nga pacientët por edhe stafi mjekësor për gjendjen e rëndë në këtë klinikë.

Gazeta Infokus ka parë nga afër krejt këtë katrahurë.

Këtu, afër vendit ku po zhvillohen punime të vrazhda në renovimin  e klinikës së kirurgjisë qëndrojnë pacientë pa ndonjë izolim.

Pluhuri, zhurma e katrahura janë të mëdha.

Në videot e realizuara nga Gazeta Infokus shihen qartë vështirësitë e pacientëve por edhe stafit mjekësorë që kanë për të marr frymë.

Madje në ankesat që ka pranuar Gazeta Infokus, pacientët alarmojnë se nga këtu pacientët mund të dalin edhe më të sëmurë se sa kur kanë hyrë në klinikë.

Vizitoni kanalin tonë në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera