Lajme

Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 04 September 2026

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjakovë, Vlera Krasniqi.

Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1977, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko‑ligjor” ka deklaruar Krasniqi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy