Lajme

Gjendet pa ndjenja një pjesëtar i KFOR-it në Brezovicë, njoftohen ekipet emergjente të misionit

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 08 January 2023

Një pjesëtar i KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s, është gjetur pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i tha Gazetës Express se ai është nën përkujdesje mjekësore, pasi ekipet e emergjencës shkuan shpejt në vendin e ngjarjes.

“Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore”, tha Veseli.

-Advertisement-

Për rastin janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i. Ato, Veseli thotë se “pritet të dalin në vendin e ngjarjes”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera