Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 03 April 2023

Të dielën rreth orës 10:30 një qytetar në fshatin Shfajkofc në Podujevë në një fushë të hapur ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Sipas policisë njësitë e KFOR-it dhe të FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë asgjësimin e këtij mjeti, shkruan Gazeta Infokus.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë të hapur ka vërejtur një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Fillon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera