Lajme

Gjendet një mjet shpërthimi në Xërxe

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 16 April 2022

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur në një mjet të pa shpërthyer në fshatin Xërxe të Rahovecit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar

Gjithashtu, është bërë e ditur se gjithçka ka shkuar në rregull.

-Advertisement-

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të kontrolluar kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar shpërthyes, dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera