Lajme

Gjendet i vdekur një person në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 30 September 2026

Një person është gjetur pa shenja jete në Klinë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Sipas raportit të Policisë, rasti është evidentuar më 29 shtator 2026, rreth orës 01:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy