Lajme

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 20 March 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren, janë gjetur mbetje mortore, shkruan Gazeta Infokus/

Siç thuhet në njoftim, disa punëtorë kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe me një batanije.

Po ashtu sipas policisë, dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

-Advertisement-

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera