Gjatë muajit prill, braktisen tre fëmijë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 24 May 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.
Publikimi i ASK-së ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema të ndryshme sociale.
Sipas ASK-së, gjatë muajit prill 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,127 familje me gjithsej 83,811 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3,054 familje.
Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143,522 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48,625 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36,780 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18,094 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,008 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3,163 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2,763 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,831 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1,599 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1,291 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 720 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 55 përfitues.
Sipas ATK-së, gjatë muajit prill 2023 janë braktisur 3 fëmijë.
Qindra fëmijë u lanë rrugëve nga prindërit kosovarë për dy vite
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...