Lajme

Gjakovari tenton të dhunojë një grua, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 05 April 2023

Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici së një person ka tentuar që të e dhunojë atë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:53 e ku viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj, lidhur me rastin e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është inicuar si “Tentim Dhunimi”, dhe është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera