Lajme

Gjakovari bën për spital familjaren dhe largohet, policia në kërkim të tij

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 04 November 2022

Një grua në Gjakovë ka raportuar se pasditen e të enjtes është rrahur nga një familjar i saj, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se gruaja që u keqtrajtua nga familjari pranoi tretman mjekësor dhe u dërgua në shtëpi tw sigurt ndërkaq janë në kërkim të të dyshuarit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari  mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpi të sigurt. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera