Sport

Giorgio Chiellini: Jemi më të vendosur se kurrë për të arritur diçka të madhe

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 03 April 2018

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini ka thënë se ata janë më të vendosur se kurrë këtë sezon pas disfatës së tyre në finalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve dhe se ata janë të gatshëm të përballen me Real Madrid, shkruan infokusi.

Chiellini u kthye me sukses nga lëndimi kundër Milanit dhe ai do të jetë i gatshëm për sfiden ndaj Realit.

“Këtë vit ne jemi më të vendosur se kurrë për të arritur diçka të rëndësishme. City dhe Bayern janë duke treguar ndeshje të mira, por Real Madrid dhe Barcelona kanë diçka speciale.”, ka thë ylli i Juves.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për Sergio Ramos. “Sergio Ramos është qendër mbrojtësi më i mirë në këtë moment. Unë kurrë nuk do të kemë tekniken dhe shpejtësinë e Sergio Ramos, ai është mbrojtësi më i mirë qëndror në botë”, ka thënë Giorgio Chiellini.

Juventus dhe Real Madrid do të takohen sonte me fillim nga ora 20:45./infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera