Gërxhaliu pasi Vjosa Osmani dekretoi Ahmet Ismajlin për guvernator të BQK-së: Proces skandaloz e i politizuar

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 09 August 2023
Presidentja, Vjosa Osmani ka dekretuar sot guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismajli.
Ish kryetari i Odës Ekomomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu për Gazetën Infokus ka thënë se është pozitive që BQK-ja të ketë tashmë guvernatorin pas disa muajve që ky proces kishte ngecur në Kuvend, mirëpo sipas tij duke qenë se ka një lëndë të hapur në lidhje me këtë proces kjo mund të sjellë pasojë në të ardhmen.
“Duke e marrë parasysh rëndësinë e Banka Qendrore e Kosovës është pozitive që presidentja e ka dekretuar guvernatorin e ri. Por, në anën tjetër ky proces që është në sistemin e drejtësisë, herë do kur do të ketë pasoja, pasi që nga fillimi ka qenë skandaloz, me parregullsi të shumta dhe jo transparent”, ka thënë ai.
Procesin e përzgjedhjes së Ismajlit, Gërxhaliu e ka quajtur skandaloz të kriminalizuar e të politizuar. Madje njohësi i çështjeve të ekonomisë ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për prishjen e imazhit të Kosovës.
Upss: E kemi harruar vëllaun e Vjosa Osmanit që u punësua në BQK
“Për këtë proces të kriminalizuar dhe politizuar, dikush duhet të jap përgjegjësi për cenim të sigurisë kombëtare dhe prishjen e imazhit të Kosovës përballë partnerëve strategjik të Kosovës, sidomos FMN dhe Bankës Botërore’, përfundon Gërxhaliu.
Kujtojmë se ish guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti është ankuar në Gjykatë në lidhje me këtë proces ku po pretendon se është diskriminuar ngase nuk është futur në listën e kandidatëve të përzgjedhur.
Madje ai kishte kërkuar nga Gjykata që të merrej masa e sigurimit dhe të mos përzgjidhej guvernatori deri në zgjidhjen e çështjes së tij mirëpo kjo masë ishte refuzuar nga Gjykata./Gazeta Infokus/
Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit

Të tjera
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...
-
Sụlmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtari policor në Fushë Kosovë. ...