Lajme

Gërvalla për Vuçiqin: Ishte ministër propagande më 1999, nuk kërkoi falje kurrë

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 12 June 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, ka qëndruar sot në Bruksel, dhe ka ndarë një fotografi para selisë së NATO-s.

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës ajo shprehu mirënjohjen për intervenimi e forcave të NATO-s në Kosovë, teksa nuk la pa e përmendur përfshirjen e presidentit të tashëm serb, Aleksandër Vuciq, në qeverinë e atëhershme serbe.

“12 qershor 1999 – 12 qershor 2023. Kur po e vizitoja NATO-n sot në Bruksel, ndieva mirënjohje të pafund që NATO-ja na kishte ardhur në shpëtim kur Kosova ishte buzë zhdukjes nën agresionin gjenocidal nga Serbia”, ka shkruar Gërvalla në Tëitter.

-Advertisement-

“Ministër i Propagangës më 1999 ishte Aleksandër Vuçiqi. Ai nuk kërkoi falje kurrë!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera