Lajme

Gërvalla për situatën në Ukrainë: Në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjejë panik

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 07 March 2022

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla po raporton në Komsionin e Punëve të Jashtme.

Ajo para këtij komisioni ka folur për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

E në lidhje me këtë situatë, Gërvalla tha se në Kosovë nuk ka nevojë për panik.

-Advertisement-

Megjithatë, ajo u shprheh se duhet të jemi vigjilent.

“E kam të rëndësishme të them se në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjejë panik rreth situatës, sepse nuk ka asnjë parashenjë që ndodhemi në prag të një konflikti të armatosur me askënd. Nuk kemi sinjale konkrete për një sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent“, u shpreh Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera