Lajme

Gërvalla: Nesër, hapi gjigant drejt anëtarësimit në KiE

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 15 April 2024

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ripërsëriti se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në KiE, dhe se ajo është optimiste se do të votohet pro anëtarësimit.

Për RTK-në ajo sqaroi se nesër ndodhë një prej hapave më të rëndësishme në rrugën e Kosovës për anëtarëimin e plotë.

Nesër Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës dhe njëkohësisht do t’i japë rekomandim Këshillit Ministror i cili datën më të hershme për t’u mbledhur dhe për të diskutuar për Kosovën nësë dëshiron që ta ketë në agjendë do të jetë më 16 maj.

-Advertisement-

Pra nesër është hapi gjigant drejt anëtarësimit por nuk është hapi final, sepse hapi final kërkon edhe votën e ministrave të jashtëm”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera