Lajme

Gerta Hoti – 16-vjeçarja debuton sot për Kombëtaren e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 23 June 2026

Vetëm 5 vite pasi nisi të merrej me basketboll, Gerta Hoti vazhdon të thyejë kufijtë e moshës dhe të talentit.

Nga njëra ndër 10 sportistet më të mira të shpërblyera nga Komuna e Prishtinës në vitin 2022, te kampione e Kosovës me KBF Prishtina (U16 dhe U18), me vetëm 14 vjeç në vitin 2024 kampione e Evropës me Kosovën në kategorinë U18 dhe fituese e Ligës Unike Kosovë–Shqipëri, Gerta ka ndërtuar një rrugëtim basketbollistik të jashtëzakonshëm.

Në vitin 2024 ajo u transferua në klubin e njohur francez ESBVA në Lille të Francës, kampionit të Francës 2024 dhe fituesit të EuroCup 2025.

-Advertisement-

Ndërsa sot, në moshën 16-vjeçare, Gerta debuton me Kombëtaren e Kosovës kundër Armenisë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që po mbahet nga 23-28 qershor, në Pejë.

Lajmi tjetër fantastik është se Gerta sapo ka marrë edhe ftesën për t’iu bashkuar ekipit profesional të ESBVA-së, ku në sezonin 2026/27 do të luajë në elitën e basketbollit francez dhe në EuroCup përballë skuadrave më të forta evropiane.

Një talent i rrallë, një krenari për Kosovën dhe një emër që premton shumë për basketbollin evropian.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy