Sport

Gerrard jep sinjalet e para: “Dua të jem menaxher i Liverpoolit”

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 26 December 2020

Legjenda e Liverpoolit dhe kombëtares së Anglisë, Steven Gerrard, ka treguar se një do të donte të ishte trajneri i ish klubit të tij, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për ‘The Athletics’, Gerrard ka deklaruar se është ëndërr e tij të jetë menaxher i klubit të cilit i dha gjithçka.

“Më bëhet shumë kjo pyetje dhe, për mua, çfarë do të jetë. A do të doja të isha trajner i Liverpoolit një ditë? A është një ëndërr? Sigurisht”.

-Advertisement-

“Është një klub që do të thotë gjithçka për mua, por ne kemi një nga, nëse jo më të mirin, menaxherë në botë që ka qenë absolutisht i pabesueshëm që kur ai erdhi dhe suksesi që ai dha në dy vitet e fundit do të thotë që Liverpooli janë në një vend fantastik”, është shprehur ish kapiteni i ‘the Reds’.

Gerrard aktualisht drejton skuadren skoceze, Rangers, me të cilët ka arritur të bëj suksese të shumta./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera