Sport

Gerard Pique vjen me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 05 February 2021

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për yllin portugez, Cristiano Ronaldo, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi spanjoll në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se 36 vjeçari është një njeri që punon shumë dhe me pasion të madh.

“Një person me një ambicie shumë të mëdha, një punëtor i palodhur. Një fitues, ai garon në çdo gjë dhe ka gjendje fizike brutale për të luajtur ende futboll. Vlera më e madhe e Cristiano është se edhe në një kohë kur Leo ka qenë më i miri, ai ka qenë në gjendje të fitojë pesë Topa të Artë. Është një arritje shumë e madhe, një punë e madhe për të konkurruar me Leo, i cili është më i miri që kam parë”, ka deklaruar Pique./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera