Lajme

Genc Prelvukaj akuzon PDK-në: Janë grumbulluar profiterë e hajdutë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 19 April 2020

Reperi i famshëm, Genc Prelvukaj, deri pak kohë më parë ishte pjesë e PDK-së.

Madje, kishte edhe pozitë në ministrinë e Kulturës, shkruan gazeta inFokus.

E tash nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka hedhur akuza ndaj kësaj partie.

-Advertisement-

Ai po thotë që në PDK janë grumbulluar shtresa profiterësh e hajdutësh.

Këta, sipas tij, kanë rrëmbyer partinë duke infiltruar njerëz të pasaktë në pozita të rëndësishme partiake e me çrast kanë përzënë shumë personalitete të vyer.

Shkrimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosoves eshte nje formacion politik i perbere momentalisht nga dy shtresa njerezore :

Shtresa e pare jane nje grumbull profiteresh e hajdutesh te cilet e kane rrembyer partine duke infiltruar njerez te pasakte ne pozita te rendesishme partiake me crast kane perzene shume personalitete te vyera. Kane instaluar njerez per grabitjen e votes elektorale, te pamoralshem karshi parase publike dhe e kane deformuar cdo vlere perbrenda atij subjekti, dhe

Shtresa e dyte e perbere nga njerez te sakte, patriote dhe te drejte. Parimore dhe qe vertete e duan kete vend me shume se cdo gje tjeter. Te tille qe nuk jane ndotur asnjehere dhe kane rezistuar ndaj cdo lloj tundimi per perfitim te paligjshem ekonomik. Shumica e tyre nuk ndodhen te pozicionuar brenda struktures udheheqese, jane shmangur dhe pasivizuar shkaku i marrise te shtreses se pare. Jane te ndershem dhe nuk kane pranuar kurre te kthehen ne surrogate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera