Geci: Në vitin 1993 në odën e Osmanit i kemi hangër 2 qengja e i kemi pi dy gajbe birra, aty ka qenë edhe Adem Jashari
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 April 2021
Zyrtari i LDK-së, Gani Geci e ka vazhduar edhe sot debatin për familjen Jashari, duke thënë se ushtarët atëherë kishin shkuar në xhami, por edhe kishin pirë raki.
Në Facebook, ai ka publikuar një video, derisa ka thënë se e kujton mirë vitin 1993 kur kanë qenë në odë të Osman Gecit.
“Ne luftëtarët e lirisë shpesh kemi përcjell hoxhën deri në Xhami për me i fal taravit, kemi shku me falë Bajramin, kemi pi birra,kemi pi raki, kemi ngrënë mish qengji, kemi gjuajt edhe derra të egër. E kujtoj mirë në vitin 1993, kur ka hy në odë të re Osman Geci, unë sapo u ktheva nga Gjermania dhe ua kam dërgua dy qengja të pjekur”, ka shkruar Geci.
Lexo Edhe:
Feministet protestojnë në Deçan: “Kafja nuk është veç për burra”
Geci tutje ka thënë se në këtë ndjejë ku I pranishëm ishte edhe Adem Jashari kishin pirë “gajbe me birra”.
“Kemi pi dy gajbe birra, aty ka qenë Adem Jashari, Hamëz Jashari, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Nuradin Lushtaku , Xhevahir Geci, Rrustem dhe Hetem Geci , bile ka ora 2 e mëngjesit ka qenë…kur unë ua kam dërgu në odë te Osmanit edhe një qengj të pjekur, këta që i përmenda më lartë mund ta shpjegojnë se pse ua kam dërgua dy qengja ndoshta ka dikush që e mban mend këtë storie. Thjeshtë ne luftetarët e lirisë kemi qenë shqiptarë dhe e kemi ditur se pa atëdhe nuk ka fe. Shpesh Hamëza e citonte Pashko Vasën. “Mos të shkojmë në kisha e xhamia, se sa të jemi në luftë me Serbi, feja e shiptarit është ShQIPTARIA.” Ps Kur po flasin disa për Adem Jasharin me i nal nuk po mundet njeri çka me ba”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...