Lajme

Feministet protestojnë në Deçan: “Kafja nuk është veç për burra”

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 14 April 2021

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, për të dënuar patriarkatin dhe shtypjen e grave, ka mbajtur të martën një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit në Deçanit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në Facebook kanë thënë se përmes shkrimeve në mure, akstivistët kanë nxjerrur të vërtetat e grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje.

“Përmes shkrimeve në mur, aktivistet/ët nxorrën në hapësira publike disa të vërteta të grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje. Dhuna ndaj grave, ndalimi i shkollës nga baballarë, vllezër e axhallarë, mbyllja e grave brenda mureve të shtëpisë u shkruan me ngjyrë të kuqe, si alarm për shoqërinë e institucionet dhe shenjë që revolta dhe rezistenca e grave po zihet shtëpive e rrugëve të qytetit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë deklaruar se dhuna ndaj grave do të kundërshtohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera