Gazetarja ukrainase: Dhimbja e vendit tim ndihet në popullin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 18 April 2022
Gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, Lyudmila Makey, ka thënë se 21 kolegë të saj janë vrarë nga rusët në luftë.
Përmes një konference për media, Makey tha se rusët vrasin të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë, kombësisë apo profesionit, duke shtuar se rreth 25 kolegë gazetarë janë zhdukur në Mariupol dhe nuk dihet për fatin e tyre.
Makey ndër të tjera falënderoi popullin e Kosovës për mbështetjen gjatë kësaj kohe të vështirë dhe tha se është mirënjohëse që pati mundësinë të jetë gazetarja e parë që erdhi në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
“Dje fluturova për në Prishtinë nga Ukraina ku lufta me pushtuesit rus po vazhdon për më shumë se 50 ditë. Sapo zbrita nga avioni ndjeva sinqeritetin dhe mikpritjen e njerëzve që më takuan. Më ka bërë përshtypje sesi dhimbja e vendit tim ndihet në popullin e Kosovës, ajo godet deri në lot sepse e di sesa e vështirë është të shërohesh nga një luftë e tmerrshme. I jam mirënjohëse qeverisë për mbështjen për popullin e Ukrainës në një moment tepër të vështirë”.
“Evropa dhe bota duhet të dëgjojnë të vërtetën për Ukrainën e vogël e cila po goditet nga ushtria e madhe ruse. Secili prej nesh e kupton se fjala është arma jonë. Fatkeqësisht puna si gazetarë në Ukrainë është bërë shumë e rrezikshme. Rusët vrasin të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë, kombësisë apo profesionit. Që nga fillimi i luftës, më shumë se 21 gazetarë janë vrarë nga rusët. Më shumë se 25 kolegë të mi janë zhdukur në Mariupol, s’ka lidhje me ta dhe nuk dihet fati i tyre. Gazetarët kërcënohen, robërohen, shantazhohen të afërmit e tyre. Nuk duhet të jetë kështu, është mirë që ju të gjithë e kuptoni këtë. Jam mirënjohëse që pata mundësinë të bëhem gazetarja e parë ukrainase që vjen në Prishtinë. Për mua kjo është një mundësi për që të qëndruar në profesion, për të takuar kolegë nga Kosova dhe për të forcuar lidhjen miqësore mes vendeve tona. Ne duam të jetojmë në një vend të lirë dhe paqësor, duam të sjellim fjalën e së vërtetës. Ky është misioni ynë para Evropës”, tha ajo.
Ndërkohë, Flutura Kusari nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), tha se me ndarjen e buxhetit prej 150 mijë euro nga qeveria, gazetarëve ukrainas do t’iu sigurohet hapësirë dhe kushte të mira të punës.
“500 euro në muaj për shpenzime mujore, 300 euro për qera, 1 mijë euro për udhëtim për të ardhur në Kosovë dhe për t’u kthyer në vendin e tyre kur vjen koha. Do t’iu ofrohen kurse të gjuhës shqipe, shërbime mjekësore, kemi siguruar zyra dhe redaksi ku gazetarët mund të punojnë. Programi do të zgjasë gjashtë muaj, por kjo varet nga lufta në Ukrainë, nëse vazhdon edhe programi do të vazhdohet.
Me këtë rast, ajo falënderoi AGK-në e cila ka liruar një hapësirë të saj për gazetaren nga Ukraina.
Të tjera
-
Tetë raste të dhünës në familje vetëm për 24 orë, katër në rajonin e Prishtinës
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm në...
-
Sekuestrohen ar*më e fish*ekë në Zveçan
Policia e Kosovës ka sekuestruar në Zveçan disa armë bashkë me municione. ...
-
Gjermania acaron të gjithë NATO-n… për shkak të një fjale të vetme
Qeveria federale gjermane po acaron të gjithë NATO-n! Një projekt i ri mbë...
-
Shtetasi i Shqipërisë lëndohet në vendin e punës në Prizren, përfundon në QKUK
Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është lënduar në vendin e punës në Prizre...
-
LDK organizon konferencë ndërkombëtare për Rugovën në 25 vjetorin e lirisë – panelistë Rama, Hovenier, D’Alema e të tjerë
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” do të mbanë të h...
-
Prishtinë: Shoferja dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë, aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Prishtinë në mes të dy veturave ...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate Fatmir Limaj, ka komentuar bisedën e deputetes ...
-
Përparim Rama prezanton projektet e Arkitektit të Kryeqytetit, tregon zgjidhjen për trafikun në Prishtinë
Komuna e Prishtinës, ka mbajtur të premten konferencë për të prezantuar punën...
-
Ndërron jetë në spital burri që u aksidentua para 5 ditësh në Fushë Kosovë
Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh burri i cili u përfshi në një aksident në Fushë...
-
Bulliqi: Objekti i vjetër i shkollës Kërpimeh do të shndërrohet në çerdhe
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se objekti...
-
Merr flākë banesa në Korçë, kaplohet nga zja *ri edhe pronari i banesës
Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte. ...
-
Kurti ende i hapur për t’i dhënë fund mandatit të tij, flet sërish për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë a dimër
Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për mundësinë e zgjedhjeve të parako...