Sport

Gazetari që votoi për Top të Artë, e që në realitet nuk ekziston

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 08 December 2018

Struktura e votimit për Topin e Artë është analizuar vazhdimisht që prej se e fitoi Luka Modric çmimin të hënën dhe gazetari nga Komorosi që ka votuar në realitet nuk ekziston.

Ylli kroat është votuar edhe nga njerëz, të cilët nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Komorosit, Gazetari i cili votoi ishte Abdu Boina, që përfaqësonte “albaladcomores.com”.

Por pas hulumtimeve rezulton se ky sajt është mbyllur 6 vite më parë duke hapur kështu një debat për Topin e Artë.

-Advertisement-

“Habitem që ekziston pasi gazeta ka 6 vite që nuk funksionon më. Ne nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdu Boina. Kishim vetëm 2 gazetarë sporti, Abdul Jusuf për frëngjisht dhe Sharif Husein për arabisht”, ka thënë Toimiou Abdu.

“Nuk ekziston dikush me këtë emër Abdou Boina”, ka thënë presidenti i asociacionit të gazetarëve të Komorasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera