Gazetari italian zbardh marrëveshjen: 30 mln paund dhe një kusht në kontratë, Broja-Ipswich Town e kryer, gati vizitat mjekësore
Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 21 August 2024
Një nga enigmat më të mëdha në këtë merakto vere, kjo sa i takon legjionarëve kuqezi, pritet të zbardhet plotësisht, mungon vetëm firma mbi kontratë për të bërë zyrtare transferimin e Armando Brojës tek Ipswich Town.
Nuk kanë asnjë dyshim në Angli, “bomberi” kuqezi ka zgjedhur ekipin e sapo ngjitur në Premier League për të vijuar karrierën, fundja ishte dhe ekipi që insistoi më shumë për të siguruar shërbimet e tij, pasi prej kohësh po negociojnë për të gjetur një akord final me ekipin e Chelsea.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Chelsea dhe Ipswich janë në detajet e fundi të mbylljes së marrëveshjes. Bëhet fjalë për një huazim për një vit, por mund të bëhet me detyrim blerje nëse Ipswich mbijeton në Premier League këtë sezon. Në ketë rast, atëherë Ipswich është i detyruar t’i paguajë Chelsea-t 30 milionë paund. Ky do të ishte një transferim rekord për futbollistët shqiptar në merkato.
Gjatë kësaj periudhe, huazimit 1 vjeçar, Chelsea do të paguajë plotësisht pagën e Armando Brojës. Kjo është hera e katërt që Chelsea lëshon në huazim Brojën pasi më herët sulmuesi kuqezi ka qenë në huazim tek ekipet e Vitesse, Southamptom dhe Fulham.
Tifozët kuqezi, por mbi të gjithë trajneri Sylvinho, shpresojnë që ky huazim të shkojë mirë për Brojën, të ketë sa më shumë minuta në këmbë dhe të kap sa më shpejtë formën e tij më të mirë për të qenë në kushte perfekte me ekipin përfaqësues gjatë Ligës së Kombeve, por mbi të gjitha gjatë kualifikueseve të Botërorit ku Shqipëria synon të kualifikohet për herë të parë.

T� tjera
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...






























