Sport

Gazetari i sportit Kostandin Grillo humb betejën e gjatë me Covid 19, ndërron jetë në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 05 October 2021

Gazetari i sportit, Kostandin Grillo ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid 19.

59-vjeçari po kurohej në Turqi por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua më tej.
Pas një beteje të gjatë me koronavirusin, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo.

Miqtë e komentatorit sportive ndanë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale. Ervin Petraq Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”, shkruan Ervin Petraq baku.
“Lamtumire i miri Kosta Grillo ….lamtumire mbreti…lamtumire miku i futbollistave trajnereve ish futbollistave dhe i gazetareve. Pushofte ne paqe shpirti juaj”, shprehet ish-futbollisti Përparim Daiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera