Gazeta spanjolle: Spanja do të bëjë kthesë historike në marrëdhëniet me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 20 November 2021
Qeveria e Pedro Sanchez po përgatit një kthesë historike në qëndrimin e Spanjës për Kosovën me një deklaratë që do të përfshinte njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës.
Kështu shkruan gazeta spanjolle “The Objective”, duke iu referuar burimeve diplomatike, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan kjo gazetë, mund të ndodhë hapja e një zyre tregtare apo kulturore në Prishtinë, por se Zyra për Informim Diplomatik në Spanjë në përgjigjen dhënë këtij mediumi ka thënë se këto opsione për momentin nuk janë në tavolinë.
Sekretari i Shtetit për Bashkimin Europian, Juan González-Barba, e bëri të qartë këtë të premte derisa ishte duke folur për proceset e zgjerimit në Ballkan se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovën përderisa nuk ka marrëveshje dypalëshe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Numri tre i diplomacisë ka thënë se Spanja do që të jetë “më e përfshirë” në rajon dhe se kjo strategji do të ishte e çalë nëse Kosova vazhdon të injorohet “plotësisht”.
“Duhet të ketë një marrëveshje të caktuar kompromisi dhe aktualisht po shqyrtojmë modalitete të ndryshme pa i njohur shtetet anëtare”, tha ai, duke iu referuar Kosovës dhe duke peshuar secilën fjalë të tij para një auditori me diplomatë dhe ambasadorë ballkanikë, shkruan më tej gazeta.
González-Barba ka thënë se vendimi do të merret së shpejti, duke lënë të kuptohet se hapi diplomatik është afër.
“Ne duam që vendimi të kuptohet nga Serbia, partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai, duke e ditur se sa e nxehtë është kjo çështje në Beograd. “Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e të gjitha vendeve anëtare dhe të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për të arritur marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë që përpjekjet tona do të njihen dhe vlerësohen nga vendet e Ballkanit”.
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...