Sport

Gazeta serbe ‘Blic’: Dy xhaxhatë e Januzajt luftuan për të ashtuquajturën “UÇK”, por nuk festoi si Shaqiri dhe Xhaka

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 29 June 2018

Adnan Januzaj ishte lojtari i ndeshjës në takimin ndaj Anglisë, ku edhe shënoi golin e fitores.

Emri i kosovarit me pasaportë belge u përfolë në mediat më të mëdha për atë gol të bukur, poashtu duke përmendur se pikërisht Anglia ishte kombëtarja në të cilën dikur përfolej se Januzaj mund të luante.

Edhe gazeta serbe Blic ka shkruar për Januzaj, duke përmendur biografinë e tij, por, sigurisht, me një ironi të thellë.

-Advertisement-

Më poshtë IndeksOnline sjell të përkthyer artikullin e gazetës serbe lidhur me djaloshin nga Istogu:

Januzaj ka lindur në Bruksel më 5 shkurt 1995. Prindërit e tij jetuan në Jugosllavi – familja e tij nga Lindja, një vend në pjesën veriperëndimore të Kosovës dhe Metohisë. Prej aty, babai i tij, më i madhi nga gjashtë fëmijët, vendosi të largohej në vitin 1992, sepse, siç tha ai, ai nuk donte të shkonte si ushtar i APJ-së në një “luftë boshnjake”.

Dhe, Abedin Januzaj shkoi në Belgjikë, vend në të cilin pas tri viteve Adnani erdhi në jetë.

Sa herë që kishte mundësi gjatë karrierës së tij, Adnani shkonte ta vizitonte në vendlindje familjen e gjerë – kryesisht verës. Dy xhaxhatë e tij luftuan për të ashtuquajturën “Ushtria Clirimtare e Kosovës” , madje edhe halla e tij.

Ky djalosh 23-vjeçar, erdhi në Anderlecht si një dhjetë vjeçar dhe u bë anëtar i Manchester United që nga mosha 16 vjeç. Ai nuk i feston golat e tij si Graniti Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për Zvicrën. Ndoshta sepse është futboll.

Kur FIFA vendosi të pranoj Kosovën si anëtare të re, Adnani u ftua, madje u ftua edhe në një ndeshje miqësore ndaj Haitit në mars 2015. Sekretari i përgjithshëm, Eroll Saliu, organizoi këtë ndeshjë, por Januzaj refuzoi të luante.

Pastaj, Adnani erdhi dy muaj më vonë për të vizituar familjen. Më pas u kthye në Blegjikë për të veshur trikon e Belgjikës. Ai u ftua së pari herë në 7 qershor 2014 dhe kurrë nuk pati dilemë. Origjina është e rendësishme, ai nuk duhet ta harrojë kurrë, por futbollisti u bë anëtar i Belgjikës. Ai siguroi që ekipi i tij të shkoj si kryesur në fazën e dytë të Kupës së Botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera