Sport

Gattuso me kritika të mëdha pas humbjes së mbrëmshme

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 17 December 2020

Interi mposhti mbrëmë Napolin në kuadër të Serie A-së, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja përfundoj me rezultat 1-0 në favor të nikoqirëve, të cilët tani janë vetëm një pikë larg vendit të parë, Milanit.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i ‘napolitanëve’, Gennaro Gattuso, i cili ka ‘shpërthyer’ me kritika ndaj gjyqtarëve.

-Advertisement-

“I kam thënë Massas se dy minuta para kartonit të kuq i keni bërë komplimentet Insignes dhe dy minuta më vonë e nxjerr jashtë”.

“Vetëm në Itali ndodh kjo gjë, sepse një lojtar të shan për një penallti të dyshimtë. Në Angli nuk ndodh asgjë nëse thua fuck off, vetëm në Itali përjashtohen lojtarët për një gjë të tillë”.

“Atëherë, kur isha unë futbollist duhet të luaja një ndeshje po dhe një jo? Një e sharë pas një penalltie është e pranueshme, nuk mund ta nxjerrësh nga ndeshja një lojtar dhe ta lësh ekipin me dhjetë lojtarë. Vetëm në Itali ndodh”, ka thënë Gattuso.

Napoli aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 23 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera