Lajme

Gati lista me 40 dëshmitarët e parë të ZPS-së në rastin “Thaçi e të tjerët”

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 04 November 2022

Deri me 18 nëntor, nëse nuk ka ndonjë vështirësi, prokuroria do të dorëzojë listën me 40 dëshmitarët e parë që do të thirren gjatë gjykimit.

Kështu deklaroi Zyra për Media e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, palët, prokuroria dhe mbrjtja, i janë përgjigjur me shkrim urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili u kishte kërkuar atyre që të dorëzonin parashtrime me shkrim, në kuadër të përgatitjes për konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes, raporton RTKlive.

-Advertisement-

“Prokuroria dhe ekipet e mbrojtjes deklaruan se nuk parashikojnë të hasin ndonjë vështirësi për kalimin e çështjes te trupi gjykues, deri rreth këtij fundviti, në pritje të përfundimit të disa hapave proceduralë”, sqarojnë Dhomat e Specializuara.

Përndryshe, konferenca për ecurinë e çështjes, ku do të diskutohen këto dhe aspekte të tjera, do të mbahet sot në orën 13:30.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u arrestuan në nëntor 2020, në bazë të një aktakuze që ishte konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera