Gastronomet kërcënojnë Qeverinë, nuk duan masa të reja kufizuese
Autori: Doresa Geci 12:33 | 22 February 2021
Numri i rasteve të infektuarve nga koronavirusi ka shënuar rekord të rritjes në vitin 2021.
Për këtë gjatë ditës Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thirr në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.
Në ketë takim u vendos që të mos ndryshohen masat kufizuese, shkruan Gazeta Infokus.
Mirëpo nëse Qeveria Hoti merre ndonjë masë kufizuese atëherë gastronomet kanë paralajmëruar protesta.
Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve ka thënë për Gazetën Infokus se asnjë politikane nuk ka të drejtë të ndryshoj masat.
“Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar që këto masa që po ndermirren nga ana e Qeverise se Kosovës, janë të natyrës politike dhe për qëllime elektorale. Andaj, nëse do te ketë ashpërsim te masave, mbesim pas qëndrimeve të njëjta qe i kemi paraqitur, pra kundërshtim me ane të një forme proteste, ngase nga referencat e krijuara (organizimi i tubimeve politike), dhe demi ekonomik i shkaktuar, nuk ka asnjë politikan që ka kredibilitet për të marrëvendime të tilla”, ka thënë Vranica për Infokus.
Mandje ai e fajëson Qeverinë e Avdullah Hotit për situatën pandemike të krijuar në Kosovë.
“Për ketë situate të krijuar askush nuk ka përgjegjësi më shumë sesa vendimet e marrura nga Qeveria e Kosovës, dhe mospërfillja e tyre nga organizimet e fushatave nga të gjitha partitë politike, pa distance, pa maska, dhe pa kushtet me modeste për mbrojtjen nga virusi Covid-19”, ka deklaruar ai.
Vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë janë infektuar 389 persona nga kronavirusi, duke shënuar kështu numrin më të madh të rasteve në këtë vit.
Rritja e rasteve u shënua pas organizimet të tubimeve elektorale, të cilat ishin në kundërshtim me ligjin anti-Covid/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Nesër Kosova mbushet me helikopterë të KFOR-it, zbulohet arsyeja
Nesër KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë hel...
-
Ish-zëvendësministri i Bujqësisë: Jam i befasuar me aksionin e policisë sot
Ish-zëvendësministri i Bujqësisë në Qeverinë “Hoti”, Erxhan Galushi ka koment...
-
“I varfër nuk është kush s’ka para”, çfarë thoshte në vitin 2019 drejtori që u arrestua sot
Agim Nuha, drejtor për autorizimin e pagesave në Agjencinë për Zhvillimin e B...
-
Duke u marrë me çështjen Kosovë-Serbi, Biden sinjalizon interes në Evropë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, edhe pse ishte i ngarkuar me çështje të bren...
-
Zyrtarëve të shtetit iu ngritet aktakuzë për rastin e rrëmbimit e gylenistëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave nën dysh...
-
OBSH: Rënia e rasteve të reja po ngadalësohet
Numri global i rasteve të reja Covid-19 ra me 11% në 2,4 milion javën e kalua...
-
Anëtari i kryesisë së LDK-së në Lipjan, njëri nga të arrestuarit e sotëm
Pajtim Krasniqi, inspektor në komunën e Lipjanit, është njëri nga të arrestua...
-
Gjendet një bombë 100 kilogramë në veri të Hungarisë
Një bombë e Luftës së Dytë Botërore me peshë 100 kilogramë u gjet këtë mëngje...
-
Vuçiq: Serbia nuk heq dorë nga gjërat e veta, kush mendon ashtu gabohet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot tha se nuk e dinte përmbajtjen e b...
-
Mjeku slloven infektohet me COVID-19 pasi vaksinohet me dy doza të vaksinës
Një mjek slloven, i punësuar në Qendrën Klinike në Maribor, u infektua përsër...
-
Maqedoni: 725 raste të reja sot, gjithsej mbi 100 mijë të infektuar me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bër...
-
Vetura e vjedhur në Pejë gjendet në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
Njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identif...