Lajme

Gashi për Raportin e DASH: Qeveria nuk duhet të shqetësohet

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 14 April 2022

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se raporti i DASH-it për Kosovën për vitin 2021, është i njëjtë sikur ai i viteve të kaluara.

Ai shton se qeveria e tanishme nuk duhet të shqetësohet në lidhje me këtë raport.

“Qeveria nuk ka çfarë të shqetësohet”, tha ai.

-Advertisement-

“Është i njëjti raport sikur ai i viteve të kaluara. Shikoni është paragrafi komplet i njëjtë. Vitin e kaluar, në qeverinë Hoti përmend rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi dhe një gazetare serbe në veri. Tek raporti i Qeverisë Kurti këtë vit e përmend sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi, sulm i cili nuk ka lidhje me qeverinë dhe rastin Haki Abazi që është përgjegjës një zyrtar i qeverisë dhe duhet të koncentrohet media aty. Është gjuhë e papranueshëm nga Abazi. Për qetu nuk besoj se qeveria ka përgjegjësi sepse cdo deputet ka zërin e vet”, tha ai.

Ai madje kërkoi nga gazetarët që kritikuar qeverinë pas publikimit të raportit që të kërkojnë falje ndaj qeverisë.

“Gazetarët që kanë thënë gjithçka kundër qeverisë pas këtij raporti duhet të kërkojnë falje. Pasi raporti është i njëjti“, shtoi ai.

“Ky raport shkruhet nga dikush prej ambasadës amerikane në Kosovë. Nuk ndryshon asgjë. Është gabim sepse gjërat kanë ndryshuar. Nuk mund të jetë raporti i njëjtë për të gjitha vitet. Është njëjtë sikur mu ka dhënë rasti t’i shoh edhe burokratët europianë që shkruajnë raportet e BE-së. Janë paragrafët e njëjta. Ky raport nuk dallon asgjë prej raportit paraprak dhe atij para-paraprak. Këta vec i kanë ndryshuar këto raste. Kjo qeveri nuk ka lidhje me këto. Kur thotë se qeveria ka bërë presion mbi mediat para disa viteve dhe disa vite me rend. Si është e mundur tash përsëri edhe kjo qeveri njëjtë? Thuhet se praktikat e korrupsioni vazhdojnë të mos dënohen. Por sivjet kemi parë raste që janë dënuar.”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera