Lajme

Gashi paralajmëron: Vuçiqi mund të mos shkojë në Ohër

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 13 March 2023

Mosprezencë të presidendit serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e Ohrit më 18 mars në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën, ka parashikuar komentatori politik, Blerim Gashi.

Gashi tha se kjo mund të vije si pasojë e deklarimeve të fundit të Vuçiqit ku përmes deklaratave të ndryshme kundërshton Kosovën që të bëhet anëtare e OKB-së, e që sipas tij ky sinjal është një parakusht që të ketë marrëveshje mes palëve.

“Kemi marrëveshje. Por, ka indikacione të tërthorta që mund të mos ketë prezencë të Vuçiqit fare për një dhe më shumë arsye tjera. Parakushtet e Vuçiqit që janë në kundërshtim bazik me marrëvshjen, e që është kundërshtimi I Serbisë që Kosova të anëtarësohet në OKB, përmes kësaj tregohet mosinteresimi i tij për marrëvshje. I kam dyshimet e mija, që marrëveshje ka, por mund të kemi befasi momentale”, tha Gashi në PolitikoKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër për të diskutuar për finalizimin e aneksit të implementimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera