Sport

Gashi e Peposhi largohen nga Drenica

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 05 June 2018

Janë larguar dy futbollistët e parë nga ekipi në këtë periudhë kohore, pas përfundimit të kampionatit 2017/2018., shkruan infokusi.

Fjala është për mesfushorin Dukagjin Gashi dhe sulmuesin e ardhur nga Shqipëria në afatin e janarit, Denis Peposhi.

LEXO EDHE: Valon Berisha pranë skuadrës së njohur italiane

-Advertisement-

Mesfushori, Dukagjin Gashi, për shtatë vite ishte pjesë e KF Drenica dhe i njëjti dha kontribut të madh dhe të çmuar për ekipin tonë, në periudha të ndryshme.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të Drenicës në rrjetet sociale.

Ky është postimi i klubit.

Skenderaj, 05.06.2018 – Janë larguar dy futbollistët e parë nga ekipi në këtë periudhë kohore, pas përfundimit të kampionatit 2017/2018. Fjala është për mesfushorin Dukagjin Gashi dhe sulmuesin e ardhur nga Shqipëria në afatin e janarit, Denis Peposhi. Mesfushori, Dukagjin Gashi, për shtatë vite ishte pjesë e KF Drenica dhe i njëjti dha kontribut të madh dhe të çmuar për ekipin tonë, në periudha të ndryshme. Klubi dëshiron ta falendëroj Dukagjin Gashin për angazhimin dhe për çdo gjë që ka bërë që KF Drenica të arrijë suksese. Largimi i Gashit vjen pas marrëveshjes dy-palëshe mes klubit dhe lojtarit. Klubi i dëshiron shëndet si dhe suksese në angazhimet e ardhshme, Dukagjin Gashit. Ndërkohë, klubi falenderon për kontributin dhe angazhimin edhe Denis Peposhin i cili erdhi në afatin e janarit në skuadrën tonë ku arriti që të shënoj 6 gola. Edhe sulmuesit Denis Peposhi klubi i uron suksese në angazhimet e tij të ardhshme. Sulmuesit nga Tirana i ka skaduar kontrata me klubin, prandaj ai tashmë është futbollist i lire. Ndërkohë që klubi shumë shpejtë pritet të riorganizohet për edicionin e ri 2018/2019.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera