Lajme

Gashi: Abazi mundet t’i akuzojë të gjithë por jo të përdorë rastin Dehari

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 21 February 2023

Të enjten e 16 shkurtit, Haki Abazi në lidhje me rastin e zhdukjes së mostrave të aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Deharit ka deklaruar se “ekzistojnë video-incizimet” ku shihet se “kush i ka zhdukur mostrat”. Lidhur me këtë, avokati Gashi ka thënë se Abazi duhet të tregojë konkretisht se çfarë incizimesh ka dhe jo të aludojë për to

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk duhet të përdor rastin e Astrit Deharit.

Të enjten e 16 shkurtit, Haki Abazi në lidhje me rastin e Astrit Deharit ka deklaruar se “ekzistojnë video-incizimet” ku shihet se “kush i ka zhdukur mostrat”. I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se Abazi duhet të tregojë konkretisht se çfarë incizimesh ka dhe jo të aludojë.

-Advertisement-

“Le të na tregojë konkretisht çfarë konkretisht ka, çfarë incizimesh ka, zbulimin e atyre që i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit dhe përdorimi i rastit Dehari, në këtë situatë nga Deputeti Abazi për qëllimet e veta, për vajtimet e tij që kanë shkarkuar dy komisione mua nuk po më duket korrekt posaqërisht në raport me familjen Dehari sepse sa i përket neve ai mund të thotë çfarë të dojë… mundet me i akuzu të gjithë por jo me përdor rastin Dehari”, ka deklaruar ai.

Të enjten e 16 shkurtit, Abazi ka thënë se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e mostrave në rastin e aktivistit, Astrit Dehari.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

Gashi ka deklaruar se prokurori Afrim Shefkiu nuk e ka lejuar që të marrë pjesë në intervestimin e deputetit Haki Abazi të martën, veprim të cilin Gashi e kishte pritur dhe kishte dorëzuar kërkesën me shkrim. Për të njëjtën, nuk kishte pranuar përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera