Gabimi elementar i kryeministrit që nxiti reagimin e profesorit të gjuhës shqipe
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 27 July 2022
Pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri i Kosovës njoftoi të mërkurën detaje nga takimi me një sërë gabimesh drejtshkrimore.
Ndoshta pakujdesia e kryeministrit erdhi nga ngutësia për të shkruar njoftimin sa më shpejt e është “lidhur” te përemri pronor.
“Ambasadori jonë” apo “ambasadori ynë” është çështja.
Profesori Ilmi Rexhepi, ka thënë se Kurti ia ka ndërruar seksin ambasadorit tonë në SHBA duke ju referuar me përemrin “jonë” në vend të “ynë”.
Rexhepi ka marr edhe shembuj ku tregon se në cilat raste përdoret përemri pronor “jonë”, e në cilat “ynë”.
Kur prona është njëjës dhe e gjinisë femërore, Rexhepi sqaron rregullën duke thënë se përemri pronor merr “jonë”.
“Sepse, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë femërore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është ‘jonë’: Vajza jonë, kënga jonë, fjala jonë, e drejta jonë…
Por, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë mashkullore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është ‘ynë’: Flamuri ynë, ministri ynë, vendi ynë, sistemi ynë…”, ka shkruar Rexhepi.
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...
-
Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të ...